Zbardhet dinamika e atentatit 30 sekondësh, autori e ndoqi, uli xhamin para lokalit dhe qëlloi

Shqipëria

Zbardhet dinamika e atentatit 30 sekondësh, autori e ndoqi, uli xhamin para lokalit dhe qëlloi

Më: 18 janar 2020 Në ora: 19:22
Pamje nga vendi i ngjarjes

Gazetari i Report Tv në Vlorë, Armand Xhelili bazuar te dhënat nga banorët e zonës, që ishin në atë moment në vendin e ngjarjes, por edhe dëshmitë e klientët që ishin në lokal shprehet se autori nga rruga kryesore ka hyrë 30 metra në rrugicën ku ndodhej lokali.

Shënjestra ishte monitoruar me kujdes dhe duke e ditur me siguri që ndodhej në lokal, autori ka ulur xhamin e makinës duke qëlluar me breshëri në drejtim të tavolinës që ishte ulur 50-vjeçari që kishte tre ditë që kishte dalë nga burgu dhe një i ri, Roland Çepa.

Të dy kanë mbetur të plagosur nga atentati, ndërsa dyshohet se shënjestër ka qenë 50-vjeçari i sapo dalë nga burgu. E gjithë ngjarja sipas dëshmitarëve ka ndodhur në rreth 30 sekonda.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat