Kalim i paligjshëm në Kakavijë, në pranga një 37 vjeçar shqiptar

Shqipëria

Kalim i paligjshëm në Kakavijë, në pranga një 37 vjeçar shqiptar

Më: 16 shkurt 2020 Në ora: 16:35
Foto ilustrim

Një 37 vjeçar ka rënë në prangat e policisë kufitare pasi ndihmonte shtetas të ndryshëm për të kaluar kufirin me Greqinë pa iu nënshtruar kontrolleve doganore.

Shtetasi me iniciale P. M. 37 vjeç, banues në Kakavijë, Gjirokastër mësohet se kundrejt fitimit ka ndihmuar një shtetase shqiptare që të kalonte kufirin në kakavijë.

"Ky shtetas do i merrte shtetases me iniciale A. V., 150 euro me qëllim që ta kalonte pa iu nënshtruar kontrollit kufitar në tokën greke. Autori  prej disa ditësh mbahej nën vëzhgim nga shërbimet e Policisë Kufitare, pasi disponohej informacion se përveç punës që kryente në transportin e bagazheve, zhvillonte edhe aktivitet kriminal në drejtim të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit kundrejt fitimit duke ndihmuar të kalojnë ilegalisht shtetas të ndryshëm shqiptarë si në hyrje edhe ne dalje në doganën greke të Kakavijës" - njoftojnë uniformat blu.

Në bashkëpunim me autoritetet greke është bërë e mundur dokumentimi i aktivitetit kriminal të këtij shtetasi.

Veprimet e mëtejshme u kryen nga Specialistët për hetimin e trafiqeve të paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër dhe materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme, për veprën penale "Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat