Shkatërroi stolat në “Air Albania”, policia arreston 19-vjeçarin

Shqipëria

Shkatërroi stolat në “Air Albania”, policia arreston 19-vjeçarin

Më: 25 shkurt 2020 Në ora: 14:47
Foto ilustrim

Policia e Tiranës ndaloi një tjetër person i cili dyshohet se ka shkatërruar stolat në stadiumin “Air Albania”. Sipas njoftimit të policisë, në pranga është vënë një 19-vjeçar me inicialet F.Z., banues në Tiranë. I riu dyshohet se shkatërroi stolat në “Air Albania” si dhe hodhi sende të forta në fushë gjatë ndeshjes Tirana-Kukësi.

Njoftimi i Policisë: Nga tërësia e veprimeve procedurale të kryera nga ana e Policisë ka rezultuar se gjatë zhvillimit të ndeshjes Tirana - Kukësi, ky shtetas ka thyer stolat e stadiumit dhe ka hedhur sende të forta në fushën e stadiumit “Air Albania”, Tiranë. 

Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këto veprime të kundërligjshme. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Shkatërrimi pronës” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat