Përgjimet! Kush është “zyrtari i lartë i Sistemit të Drejtësisë”: Të pathënat e dosjes së bujshme të arrestimit të Çilit

Shqipëria

Përgjimet! Kush është “zyrtari i lartë i Sistemit të Drejtësisë”: Të pathënat e dosjes së bujshme të arrestimit të Çilit

Më: 28 shkurt 2020 Në ora: 14:43
Henri Çili

Mes 28 personave të arrestuar nga policia orët e fundit janë edhe botuesi i njohur Henri Çili si edhe biznesmeni Seit Fishta.

Ndaj Çilit rëndojnë katër akuza sipas kreut të Policisë së Shtetit, të cilat lidhen me pastrimin e parave, falsifikimin e dokumenteve dhe ndikimin e paligjshëm ndaj organeve të drejtësisë.

Në dosjen hetimore të siguruara nga abcnews.al, prokuroria ka konstatuar dy raste ku sipas saj Henri Çili ka tentuar të ndikojë në vendimet e Sistemit të Drejtësisë.

Ndikimi do të bëhej përmes një zyrtari të lartë në Sistemin e Drejtësisë, i cili takohet me botuesin Henri Çili në 14 janar të këtij viti në një hotel në qendër të Tiranës. Prokuroria ka përgjuar bisedën dhe ka dalë në përfundimin se zyrtari i lartë i Sistemit të Drejtësisë, të cilit nuk i gjendet emri në dosje, ka siguruar sipas Çilit zgjidhjen e të dyja rasteve në Gjykatën e Lartë.

Rekursi per vellezerit Aliko, relator eshte kreu i Gjykates se Larte, Ardian Dvorani

Bëhet fjalë për rekursin në Gjykatën e Lartë të vëllezërve Alban dhe Arbion Aliko si edhe Feti Yzeirajn. Alikot janë dënuar me respektivisht burgim të përjetshëm dhe 18 vite burg për vrasjen e efektivit të RENEA-s Ibrahim Basha, kurse Yzeiraj gjithashtu është dënuar me burgim të përjetshëm për një krim makabër disa vite më parë në Mallkastër.

Si Alikot ashtu edhe Yzeiraj kanë kërkuar rekurs për çështjen e tyre në Gjykatën e Lartë (shiko dokumentin) dhe kanë tentuar të ndërhyjnë në vendimin e gjykatës. Për të bërë këtë kanë kontaktuar me kunatin e Henri Çilit, Gazmir (Enri) Ajdinaj i njohur në dosjen e prokurorisë së Gazmir Ajdinaj.

Ky i fundit i ka siguruar fillimisht Çilit një takim me babain e Alikove, ndërsa ka komunikuar vetë me të afërmit të Yzeirajt duke i premtuar të ndikojë tek Gjykata e Lartë përmes Henri Çilit në favor të të dënuarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat