Shqipëria vijon të mos jetë e prekur nga koronavirusi. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka dhënë një informacion të përditësuar lidhur me rezultatet e rasteve të fundit të dyshuar.
"Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale informon se mëngjesin e sotëm ka përfunduar testimi i tre rasteve të reja të dyshuara në laboratorin e virologjisë në Institutin e Shëndetit Publik, me histori udhëtimi me vendet e prekura nga koronavirusi COVID-19, të cilat kanë rezultuar NEGATIVE", njoftoi Ministria.
Deri në këto momente janë testuar 26 raste për koronavirusin e ri, por asnjë nuk ka rezultuar i infektuar.
Ministria e Shëndetësisë bën thirrje që njerëzit ti referohen burimeve zyrtare për informacione të mëtejshme.