Në Shqipëri janë 32 mjekë e infermierë të prekur nga COVID-19

Shqipëria

Në Shqipëri janë 32 mjekë e infermierë të prekur nga COVID-19

Më: 30 mars 2020 Në ora: 16:28
Shqipëri

Në Shqipëri janë 32 mjekë dhe infermierë të prekur nga COVID-19, nga këta 8 janë të shëruar.

Kështu u shpreh sot drejtoresha e ISHP-se, Albana Fico: Janë 32 mjekë dhe infermierë që kanë rezultuar pozitivë, lajmi i mirë është që 8 prej tyre janë të shëruar, ndërkohë vijohet me monitorimin e pjesës tjetër.”

Ndërkohë ministria e Shëndetësisë në një deklaratë për mediat tha se janë 11 raste të reja, ndërsa në total janë 223 persona të infektuar me koronavirus.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat