Deputeti i opozitës, Myslym Murrizi, është shorehur kundër vendimit të Byrosë së Kuvendit për përgjysmimin e pagave të depuytetëve për një periudhë tre mujore në kuadrin e masave për të lehtësuar përballimin e situatës së pandemisë.
Murrizi thotë se me paratë e tij e di vetë se kë ndihmon, dhe se ka miq e të afërm që në këto kohë të vështira janë në nevojë për bukë.
Për Murrizin, pallavrat se shpëtohen Shqiptarët me gjysëm page të deputetëve janë gjellë bajate.
Murrizi: Nuk jam fare dakort për pagën se nuk jemi të gjithë përfitues tenderash dhe jo të gjithe i kemi të gjithë pjestarët e familjeve drejtora në çdo cep të administratës ku ka për të vjedhur e rroga të majme. Me parat që më takojnë mua e di unë se kë duhet të ndihmoj se nuk jam soj sez pa njerëz, të afërm, miq e shokë që në këtë kohë kanë nevojë për bukë. Pallavrat se shpëtohen Shqiptarët me gjysëm page të deputetëve janë gjellë bajate për mua. 122 deputet dhe 5 ministra jo deputet nga 400 euro gjysma e pagës bëjnë gjithsej 50 mij3 euro. Pse kjo e zgjidh këtë situatë???? A ka mundësi të mos na hapni barkun me nisma revolucionare?