Tension në Kapshticë, emigrantët nuk lejojnë kamionët të kalojnë

Shqipëria

Tension në Kapshticë, emigrantët nuk lejojnë kamionët të kalojnë

Më: 5 prill 2020 Në ora: 23:02
Foto ilustrim

Situatë e tensionuar në Kapshticë pasditen e së dielës.

Në shenjë proteste për ndalimin që bëhet ndaj tyre për të hyrë në Shqipëri, emigrantët kanë vendosur që të mos lejojnë kalimin e kamionëve.

Sipas burimeve, 3 persona janë shoqëruar në polici.

Ndërkohë, 5 emigrantë janë dërguar në spitalin e Bilishtit. Bëhet fjalë për tre gra dhe dy të moshuar, të cilët kanë patur luhatje tensioni nga qëndrimi dyditor në tokë neutrale.

Për sa i përket pjesës tjetër të emigrantëve, gratë dhe të moshuarit po mbahen në makinën e policisë për t’i mbrojtur nga shiu, por nuk u janë vulosur pasaportat për kalim, pasi sistemi është i mbyllur.

Të tjerët vijonë të qëndrojnë në shi. Në zonë neutrale kanë shkuar forca të shumta policie për të mbajtur nën kontroll situatën e tensionuar.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat