Vasili nxjerr prapaskenat e luftës kundër koronavirusit dhe hedh akuzat e rënda

Shqipëria

Vasili nxjerr prapaskenat e luftës kundër koronavirusit dhe hedh akuzat e rënda

Më: 13 prill 2020 Në ora: 12:36
Petrit Vasili

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili në një deklaratë për mediat ka hedhur akuza të rënda ndaj qeverisë për mënyrën e menaxhimit të situatës së krijuar nga koronavirusi.

Vasili thotë se qeveria u gjet e papërgatitur nga virusi COVID-19 dhe në vend që në vijën e parë të vinte mjekun e familjes, ata ia caktuan rolin kryesor 127.

“Kemi rreth 100 herë më pak nga ajo që kryeministri  u servir qytetarëve shqiptarë. U kundërshtua përdorimi i maskave, në 18 mars, vetë kryeministri tha që maskat janë të padobishme. OBSH e rekomandon përdorimin e maskave. Ndërsa në vijën e parë duhet të ishte mjeku i familjes dhe jo studentët. 

Në një kohë që epidemia po trokiste në derë, qeveria ishte e papërgatitur.

Sot nuk ka asnjë bilanc sa teste erdhën, sa maska u vunë në dispozicion dhe të gjitha këto mbulohen me nuk ka rëndësi.

Sa i përket kufizimit të lëvizjeve, të gjitha kanë qenë spontane dhe të pallogaritura. Sot ka një rregull të ri.Çdo lloj mase shtrëngimi lidhet saktësisht me një rrezik të shtuar gjithmonë të karakterit profesional dhe shkencor. Asnjë vend i botës nuk ka bërë këtë lloj kufizimi lëvizjesh”, tha Vasili.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat