Stop presioneve dhe kërcënimeve, Bylykbashi: Koha t'u japim shqiptarëve një Kod Zgjedhor, që i garanton ata

Shqipëria

Stop presioneve dhe kërcënimeve, Bylykbashi: Koha t'u japim shqiptarëve një Kod Zgjedhor, që i garanton ata

Më: 5 maj 2020 Në ora: 21:31
Oerd Bylykbashi

Anëtari i Këshillit Politik nga Partia Demokratike, Oerd Bylykbashi theksoi se është koha që shqiptarët të kenë më në  fund një Kod të ri Zgjedhor, i cili t’u garantojë atyre votën dhe vullnetin kur zgjedhin njerëzit që do t’i qeverisin.

“Ne kemi mundësinë që të plotësojmë kuadrin e ndryshimeve me konsensus, të gjejmë kompromis edhe për çështjet zgjedhore dhe t’u japim shqiptarëve një Kod Zgjedhor që i garanton ata”, pohoi ai.

 Ai listoi disa propozime konkrete, që Partia Demokratike ka bërë për realizimin e Reformës Zgjedhore, shumë të debatuar nga klasa politike.

“Ekspertët e ODIHR nuk kanë ardhur për të bërë jurinë, ata me marrëveshjen me të cilën kanë ardhur nuk marrin përispër për të avantazhuar një palë, por detyra e tyre është për të ndihmuar këtë proces. Ata ndihmojnë, por vlerësimin e bëjnë së bashku me Komisionin e Venecias. Ajo që ne propozojmë është shumë e qartë: Personat që janë kyç në administrim nuk do të jenë partiakë, me një procedurë rekrutimi që propozohet nga ekspertët e reformës zgjedhore, por duke ruajtur edhe komponentin politik, që janë sytë dhe veshët e të dyja krahëve, por vlerësimin e bëjnë aktorët e certifikuar dhe të trajnuar”, tha ai.

Ai theksoi se problem tjetër kryesor në Shqipëri lidhet me politizimin e administratës publike, ku punonjësit sipas tij shpeshherë janë kërcënuar dhe janë detyruar të votojnë kundër vullnetit të tyre.

“Duhet të depolitizohet administrata publike, pra jo administrata zgjedhore. Më pas që është shumë e rëndë, rekomandim priroritar që thotë se punonjësit kanë qenë në presion për të votuar nën kërcënimin e vendit të punës. Ne nuk mund të shkojmë të rrezikojmë zgjedhjet, por duhet të garantojmë që zgjedhjet janë të besueshme për shqiptarët dhe për partitë politike”, tha Bylykbashi.

Ai u shpreh se PD-jaka propozuar të bëhet identifikimi biometrik i zgjedhësve, ndërsa tregoi avantazhet që ka kjo strategji.

“Nëse kemi identifikim bimoetrik të zgjedhësve e cila do të bëjë të pamundurën mbushjen e kutive nga komisionarët kur nuk ka më njerëz, duke hedhur firma false dhe duke i hedhur në kuti. Qëndrimi ynë është që reforma të mbyllet pa humbur kohë. Jo duke përzgjedhur vetëm ato që thotë mazhoranca”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat