Grida Duma: Shifra reale e viktimave të koronavirusit duhet të jetë më lartë për këtë arsye

Shqipëria

Grida Duma: Shifra reale e viktimave të koronavirusit duhet të jetë më lartë për këtë arsye

Më: 8 maj 2020 Në ora: 22:02
Grida Duma

Ish deputetja e PD, Grida Duma, foli në “Zonë e Lirë” për situatën e koronavirusit në vend.

“Në momentet e para padyshim, si çdo njeri me mendje, kam pasur frikë. Është e kotë që për të bërë shoë, të themi se s’kemi frikë. Problemi me gjërat që janë infektive, është problem më i madh se me gjërat që duken. E padukshmja është më problematike se me gjërat që duken. Nuk e kam përjetuar keq”, ka thënë Grida, ndërsa ka thënë se mendon që shifrat e viktimave nga koronavirusi në vend janë relative dhe mund të ketë pasur më shumë të vdekur.

 “Ajo që kemi bërë në fillesë, e paralajmëruam Ramën që virusi kishte ardhur dhe u quajtëm në fillim panikndjellës, por një javë më parë u morën masat e izolimit ekstrem. Unë jam personi i fundit që mund të flas me pasaktësi, kur shifrat janë absolute, unë i mendoj relative. Shifra reale duhet të jetë më lartë për logjikë të gjërave, nuk fillon numërimi kur qeveria merr masa. Ne (opozita) mund t’ju sqarojmë kaq gjë; duhet të jemi të kujdesshëm kur identifikojmë nga se kanë vdekur, ne jemi në situatën që disa të dhëna në spital, mjekë, tregojnë skaner të mushkërive që kanë pasur diagnoza të koronavirusit. Nuk besoj se është detyrë e opozitës të mbledhi të dhëna në të gjithë vendin si dhe sa. Nuk kemi diagnostikuar as kemi parë se çfarë ka ndodhur me ata që kanë vdekur në janar dhe gjithashtu, kemi problemin tjetër që është testimi masiv. Këto dy gjëra janë konkrete. Rasti që ai mjeku e tregoi me foto të skanerit të mushkërive të pacientit, një i vetëm mjafton të dyshohet se mund të jenë qindra të tjerë”, ka thënë Grida Duma.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat