A do rikthehet Shqipëria në karantinë? Mjeku Mezini: Punuam pa strategji

Shqipëria

A do rikthehet Shqipëria në karantinë? Mjeku Mezini: Punuam pa strategji

Më: 15 maj 2020 Në ora: 18:06
Arjan Mezini

Jo pak herë kryeministri Rama apo Ministrja e Shëndetësisë kanë vënë në dukje se vende si Tirana apo zona të tjera të Shqipërisë, mund t’i rikthehen sërish karantinës dhe masave të forta të shtrëngimit.

Por mjeku pneumolog Arjan Mezini, është i mendimit se me të tillë numra të infeksionit me Covid që ka Shqipëria, rikthimi i masave të forta shtrënguese nuk do të ishte i nevojshëm. Në intervistë për abcnews, Mezini u shpreh se në tërësi Shqipëria ka patur masa ekstreme.

 Mezini: Rikthimi i masave të ashpra me shifrat aktuale nuk më bën sens u shpreh. Ne kemi bërë një karantinë ekstreme dhe tani është momenti më i mirë që popullata të jetë me e lirshme, pra besoj që tani duhet të kalojmë të përgjegjësia personale. Distancimi fizik, përdorimi i maskave larja e duarve , sa i përket masave të tjera në këtë situatë janë të tepërta. Më duket e pakuptueshme që virusi deri në orën 17:30 nuk të bën gjë.

Ne kemi punuar vetëm me masat që do t’i quaja ekstreme. Nuk bëmë një strategji që të ruanin distancimin social që kur filloi epidemia. Masat duhet të merren në bazë të disa indikatorëve.  Tek ne kurba është e çuditshme. Tirana gjatë gjithë kësaj jave nuk besoj të ketë kaluar 15 numrin e të prekurve.

Mezini foli dhe për mundësinë e një vale të dytë apo rikthimi të pandemisë në muajt e vjeshtës.

Mezini: Sa i përket rikthimit të një vale të dytë ai shpjegoi: Ky virus bën mutacione, historia ka treguar që kur rikthehen janë më të dobët, por nuk duhet të kemi këtë panik që patëm momentin e parë sepse nuk e njihnim.

Gjithashtu mjeku theksoi se muajt e verës në tërësi e ulin virulencën e një virusi.

Pjesë nga intervista:

Sa pacientë me COVID-19 janë duke u trajtuar në këto momente në COVID2?

Mezini: Në spitalin COVID2 janë 3 pacientë që kanë dalë me tampon pozitiv dhe diku te 5-6 pacientë me pneumoni bilaterale, të cilët kanë rezultuar tampon negativ.

Pas ditës së hënë besoj që sanatoriumi do të kthehet në funksion të sëmurëve kronik pulmonar edhe pse jemi në pritje të një vendimi të tillë.

Në spitalin e Elbasanit numri i shtrimeve ka qenë i pakët dhe kjo nënkupton se ose një pjesë e mirë kanë qëndruar në shtëpi. Ndoshta se edhe pacientët kronik patën  frikë se mund të infektoheshin me OCIVD-19, ose edhe një problem tjetër mund të ketë qenë transporti. U bënë dy muaj që pacientët kanë qëndruar larg sistemit shëndetësor dhe shpresoj që të kenë që i stabilizuar shëndeti i tyre

Kur ka mbërritur COVID-19 në Shqipëri?

Mezini: COVID ka disa veçanti në krahasim me pneumonitë bilaterale që shkaktohen nga viruset stinore. E mira është që të gjitha pneumonitë bilaterale që kemi pasur në sanatorium, këto kartela të nxirren.

Të shikohen imazhet radiologjike dhe të krahasohen me imazhet e COVID që në njohim sot. Dhe duhet që këtyre pacientëve t’i bënin teste serologjike për të kuptuar nëse kanë qenë apo jo covid. Standardi i artë do të ishte bërja e testit tampon. E kam marrë gjakun dhe nuk kam përgjigje akoma. Një pjesë e kolegëve të mi kanë rezultuar të prekur që e kanë kaluar infeksionin.

Testet serologjike duhet të shtrihen më tepër për të kuptuar se ku jemi. Testet serologjike nuk kërkojnë kushte speciale dhe mund t’u bëjë çdo laborator që është i certifikuar.

COVID-19 nuk është vetëm një sëmundje që prek vetëm mushkëritë, edhe pse ai është organi kryesore që preket.  Urina mendohet tani që të jetë një indikator mjaft i fuqishëm për të parë se si do të vazhdojë ecuria e sëmundjes. Është një sëmundje që prek edhe veshkat.

Është vënë re të ketë lënë efekte anësore?

Mezini: Është shumë shpejt për të folur për këtë gjë. Këto janë rastë që duhen vlerësuar dhe besoj pas 3-4 muaj mund të flasim më qartë.

Sa të rrezikuar jemi të infektohemi nëse shkojmë në plazh apo pishina?

Mezini: Plazhi duhet bërë patjetër. Nuk besoj se ka problem thjesht duhet të përkushtohemi tek këto tre rregulla mbajtja e distanca , jo grumbullime , mbajtja  e maskave. Tani duhet të kalojmë te përgjegjësia individuale”, tha ndër të tjera mjeku Pneumolog.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat