Diell dhe rritje temperaturash, njihuni me parashikimin e motit - Bota Sot
Diell dhe rritje temperaturash, njihuni me parashikimin e motit

Shqipëria

Diell dhe rritje temperaturash, njihuni me parashikimin e motit

Më: 22 maj 2020 Në ora: 07:53
Ilustrim

Në vendin tonë moti sot do të jetë i alternuar me kthjellime dhe vranësira duke sjellë mot të kthjellët pa rrezikuar reshje.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga 09ºC në 21ºC, në zonat e ulëta nga 14ºC në 28ºC dhe në zonat bregdetare nga 17°C në 29ºC.

Era do të fryejë në drejtim Veriperëndimor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 4 ballë.

Në Kosovë moti sot do të jetë i alternuar me kthjellime dhe vranësira duke sjellë mot të kthjellët. Sot temperaturat do të pësojnë një rënie të ndjeshme ku do të variojnë: në zonat malore nga 11ºC deri në 17ºC dhe në zonat e ulëta nga 15ºC në 21ºC.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat