Silva Bino apel për vigjilencë: Edhe të rinjtë të rrezikuar, ja pse duhet treguar kujdes

Shqipëria

Silva Bino apel për vigjilencë: Edhe të rinjtë të rrezikuar, ja pse duhet treguar kujdes

Më: 26 maj 2020 Në ora: 16:42
Silva Bino

Shefja e Departamentit të Epidemiologjisë dhe Kontrollit të Sëmundjeve Infektive në ISHP, Silva Bino, tha se edhe të rinjtë janë të rrezikuar nga COVID19, prandaj duhet të kenë kujdes.

Në mbledhjen e mbajtur ditën e sotme nga Komitetit Teknik i Ekspertëve, Bino tha transmetueshmëria e sëmundjes vazhdon të mbetet e lartë, pavarësisht se në vendin tonë nuk kemi qarkullim të dendur.

“Tirana vazhdon të mbetet një zonë e cila jo vetëm ka raste, por ka dhe transmetim në komunitete të ndryshme të popullatës. Prandaj duhet të jemi të kujdesshëm. Mendoj që është koha që të rinjtë duhet të jenë të përgjegjshëm, që e gjithë popullata duhet të jetë e përgjegjshme në mënyrë që të ruajë distancën dhe rregullat e higjienës”, tha Bino.

Gjatë fjalës saj Bino tha se rritja e numrit të rasteve gjatë 24 orëve të fundit në Tiranë tregon se sa të vëmendshëm duhet të jemi në lidhje me kontrollin e kësaj sëmundje dhe kujdesin që duhet të kemi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat