Ruçi: Çelja e negociatave fitore kombëtare, të gjitha palët kanë kontribuar - Bota Sot
Ruçi: Çelja e negociatave fitore kombëtare, të gjitha palët kanë kontribuar

Shqipëria

Ruçi: Çelja e negociatave fitore kombëtare, të gjitha palët kanë kontribuar

Më: 9 qershor 2020 Në ora: 13:29
Gramoz Ruci

Kreu i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruci në fjalën e tij të mbajtur në Këshillin Kombëtar të Integrimit deklaroi se çelja e negociatave është një fitore kombëtare e shqiptarëve.

Ruçi theksoi se Kuvendi i Shqipërisë ka mbështetur dhe do të mbështesë Reformën në Drejtësi, derisa kjo reformë të përfundojë.

“Ju faleminderit shumë për pjesëmarrjen. Vlerësoj të gjitha palët që ishin të pranishëm në këtë Këshill. Të gjithë kemi kontribuar për çeljen e negociatave. Çelja e negociatave është fitore kombëtare. Kuvendi nuk do të lejojë që Reforma në Drejtësi të ngadalësohet apo të ndalohet. Kuvendi miratoi edhe atë që u quajt anti-KCK”, tha ai.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat