Mandati i Dvoranit, EURALIUS-OPDAT: Nuk zgjidhet me opinion, të vendosë KLGJ

Shqipëria

Mandati i Dvoranit, EURALIUS-OPDAT: Nuk zgjidhet me opinion, të vendosë KLGJ

Më: 10 qershor 2020 Në ora: 12:47
Ardian Dvorani

EURALIUS dhe OPDAT i kanë kthyer përgjigjen KLGJ-së për kreun e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani, sa i takon mandatit si zëvendëskryetar i Gjykatës së Lartë.

Atat refuzojnë të japin opinion në lidhje me rastin e mandatit të Ardian Dvoranit, pas kërkesë së KLGJ për të marrë opinion nga ndërkombëtarët.

Ata shprehen se kjo çështje nuk zgjidhet me opinione por duhet një vendim i Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Përplasja mes Presidentit Ilir Meta dhe kreut të KED, Ardian Dvorani lidhur me mandatin e tij ka bërë që Këshilli të Lartë Gjyqësor më 5 maj 2020 të kërkojë opinion nga EURALIUS dhe OPDAT. Por në përgjigjen e tyre ata shprehen se “kërkesa rrjedh nga nevoja për të adresuar një çështje individuale dhe se nuk japin opinione në të tilla situata”.

Në mbledhjen e 5 majit 2020, Këshilli i Lartë Gjyqësor, pas shqyrtimit të kërkesës së Presidentit Meta, për largimin nga detyra të kryetarit të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani dhe shpjegimit të Dvoranit të arsyeve pse do të qëndrojë në detyrë, vendosi që për këtë çështje të kërkonte opinion nga EURALIUS dhe OPDAT.

Presidenti Ilir Meta pretendon se Ardian Dvoranit i ka mbaruar mandati dhe se qëndron në detyrë në kundërshtim me ligjin. Mbi kërkesën e Metës, Këshillit i Karrierës ka konkluduar se Dvoranit i ka mbaruar mandati që në vitin 2014, por sipas ligjit ai qëndron në detyrë deri kur të zëvendësohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat