"Jo reformë, marrëveshje për ta futur opozitën në sistem" Meta: Kujtoj me nostalgji Ramiz Alinë në '91-shin

Shqipëria

"Jo reformë, marrëveshje për ta futur opozitën në sistem" Meta: Kujtoj me nostalgji Ramiz Alinë në '91-shin

Më: 19 qershor 2020 Në ora: 13:52
Ilir Meta

Meta përballë gazetarëve këtë të premte (19 qershor) komentoi edhe emërimin e Zef Mazin si kryenegociatar i vendit tonë për procesin e integrimit, duke thënë se do të takohet të hënën me të.

Po ashtu, Meta komentoi edhe deklarata e mazhorancës për marrëveshjen me opozitës dhe futjen e saj në sistem, duke u shprehur se me nostalgji i kujtohet Ramiz Alia që shtyri zgjedhjet në ’91 që të futej edhe opozita.

Pyetje: Çfarë përshtypje ju bën kur dëgjoni përfaqësuesit e mazhorancës se kjo nuk ishte një reform , por një marrëveshje për ta futur opozitën në proces? Kryenegociatori Zef Mazi ju renditi ndër aktorët e par ëme të cilin do të bashkëpunojë dhe cili do të jetë qëndrimi juaj, pasi ju shprehët që duhet të ishte një emër konsensual. 

Ilir Meta: Ditën e hënë do të takohem me z. Mazin dhe me të kam një bashkëpunim për disa dekadash dhe do të diskutojmë për këto sfida. Përmbushja për 15 kushtet është edhe një plotësim për të shkrirë të gjitha aftësisë për këtë proces madhor për gjithë vendin.

Për pyetjen e parë nuk më ngelet gjë veçse të kujtoj me nostalgji për presidentin ish-komunist Ramiz Alia i cili u shtyu zgjedhjet në vitin 1991 për t’i dhënë mundësi opozitës që të merrte mundësi në zgjedhje. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat