Me standarde europiane, shpejtësi 130 km/h! Çelet gara për segmentin rrugor Milot-Fier, Rama: Do të përshkruhen për 75 minuta

Shqipëria

Me standarde europiane, shpejtësi 130 km/h! Çelet gara për segmentin rrugor Milot-Fier, Rama: Do të përshkruhen për 75 minuta

Më: 1 korrik 2020 Në ora: 12:26
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama, ministrja  e Infrastrukturës, Belinda Balluku  dhe ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj kanë prezantuar ditën e sotme hapjen e garës për projektin e infrastrukturës Milot-Fier.

Kryeministri Edi Rama ka thënë se Segmenti Milot-Fier, pjesë e Korridorit Adriatiko-Jonian, do t’i shtohet hartës së infrastrukturës rrugore të Shqipërisë. 115 kilometrat e këtij segmenti do të përshkruhen për 75 minuta, në një rrugë me standardet më të larta e cila do të lehtësojë jo vetëm qarkullimin e brendshëm, por edhe bashkëpunimin rajonal dhe europian të transportit.

Ndërkohë ministrja Balluku ka deklaruar se kjo rrugë do të ketë një aks me pagesë, ku dhe lëvizja e mjeteve do të jetë me një shpejtësi deri në 130km/h. Ministrja shtoi se në total projekti përllogaritet të arrijë një shifër prej 1.2 miliardë euro, ndërkohë ky aks pritet që të jetë i aksesueshëm për qytetarët jo më parë se viti 2026,

“115 kilometrat e tij do të përshkruhen për jo më shumë se 75 minuta. ky segment do të jetë me pagesë, ndërkohë që do të shkurtojë shumë kohë për qytetarët. Gjithsesi do të ketë edhe një rrugë alternative, ku qytetarët mund të kalojnë pa pagesë. Në total do të kushtojë rreth 1.2 miliardë euro. Dokumentacioni i plotë do të jetë gati sot në mesditë maksimumi, në faqen zyrtare të APP-së. Sipas projektit shpejtësia minimale për lëvizjen në këtë aks rrugor do të jetë 90km/h, ndërsa ajo maksimale do të jetë 130 km/h. Segmenti Milot-Fier, është pjesë e Korridorit Adriatiko-Jonian. Kjo do të jetë një rrugë me standardet më të larta,”- tha Balluku ndër të tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat