Flijimi i nënë e bijë, kryebashkiakja e Përmetit: I njihja nga afër, ishin familje shembullore - Bota Sot
Flijimi i nënë e bijë, kryebashkiakja e Përmetit: I njihja nga afër, ishin familje shembullore

Shqipëria

Flijimi i nënë e bijë, kryebashkiakja e Përmetit: I njihja nga afër, ishin familje shembullore

Më: 7 korrik 2020 Në ora: 14:42
Anisa dhe Blerta

Kryetarja e Bashkisë Përmet, Alma Hoxha ka folur për ngjarjen tragjike në Kombinat ku nënë e bijë humbën jetë pasi refuzuan të ushqeheshin për shkak të besimit të tyre tek ringjallja, ndërsa vajza tjetër e familjes u gjet në gjendje të rëndë dhe ndodhet në spital.

Hoxha tha se i ka pasur fqinje duke shprehur konsideratat më të larta për Zhaneta Josifin dhe dy vajzat Blertën dhe Anisën.

“Lajm tragjik dhe gjej rastin t’i shpreh ngushëllimit dy familjeve Josifi dhe Fejzo. Kanë qenë një familje shembullore, vajza shumë të urta, grua punëtore, vajza të shkolluara me rezultate shumë të mira në mësime. I kam njohur nga afër, kanë qenë gjitonët e mia. Të përshëndesnin ngrohtësisht, vetëm buzëqeshnin. Nëna e tyre ka qenë një grua shumë punëtore. Kam qenë e pranishme në varrim. Më vjen keq që këto vajza patën një fund të tillë. E gjithë vëmendja jonë, e institucioneve duhet të përqendrohet tek Blerta. Kjo duhet të jetë kryefjala se çfarë do bëhet me Blertën. Nuk e kam njohur babain. Vetëflijimi i tij ka ndodhur kur familja ishte në Përmet. Është një ngjarje tragjike po ne jemi munduar ta shohim në një këndvështrim tjetër të kujtojmë gjërat e bukura. Anisa ka qenë një vajzë model në gjimnaz me rezultate shumë të mira”, tha kryetarja e Bashkisë Përmet, për emisionin “Me zemër të hapur”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat