Të dehur në timon dhe aksident, arrestohen tre persona në Fier - Bota Sot
Të dehur në timon dhe aksident, arrestohen tre persona në Fier

Shqipëria

Të dehur në timon dhe aksident, arrestohen tre persona në Fier

Më: 8 korrik 2020 Në ora: 09:37
Foto ilustrim

Tre persona kanë rënë në prangat e policisë së shtetit për shkak se janë kapur duke kryer vepra të ndryshme penale.

I arrestuari i parë është H. Sh., 52 vjeç, banues në Fier. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në lagjen “Kastriot”, Fier, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Toyota”.

Në pranga ka rënë edhe K. L., 31 vjeç, banues në Lushnje. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi u kap në qytetin e Divjakës duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Ford”.

Po kështu është arrestuar edhe F. T., 46 vjeç, banues në Fier. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi ditën e djeshme, në fshatin Frrakull e Madhe, Fier, duke drejtuar mjetin tip “Ford” ka aksidentaur shtetasen S. Ç., 77 vjeçe, e cila ndodhet në spital në Tiranë nën kujdesin e mjekëve.

Materialet e kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme proceduriale.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat