Kush po bën biznes në Shqipëri?!

Shqipëria

Kush po bën biznes në Shqipëri?!

Më: 10 korrik 2020 Në ora: 12:54
Ilustrim

Nga 1 Janari e deri sot në Qendrën Shqiptare të Biznesit janë regjistruar 39 biznese me origjinë zotëruesi apo kapitali nga Egjipti.

Ato kanë veprimtari kryesisht në ndërtim, tregti dhe ndonjë prej tyre në konsulencë. Veprojnë në Durrës apo Tiranë.

Tek Open Corporates Albania lista e bizneseve me zotërim Egjiptian të regjistruar në 2020, dhe për secilën shoqëri biznesi edhe një pasaportë me informacion. 

Po tek Open Corporates Albania të dhëna që mund të kërkohen sipas filtrave në Makinën e Kërkimit.

P.S Open Corporates nuk ka të gjitha bizneset e regjistruara por vetëm disa grupe sipas statusit, llojit të aktivitetit dhe regjistrime vitet e fundit 

Biznese të reja në kohë Pandemia

Megjithëse një vit i vështirë , nga 1 janari në vend janë regjistruar 925 shoqëri biznese të reja  (ps këtu nuk përfshihen personat fizik.

Prej tyre 105 janë biznese Italiane.

Blerje autoambulancë, shtohen 36 të reja

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale shpall tender për blerjen e 36 auto ambulancave të reja.  Lloji Model A. Fondi limit për këtë blerje, pa TVSH është 196 371 000 lekë.

Tenderimi për llogari (kontraktim) të Ministrisë së Shëndetësisë do të bëhet nga Axhensia e Blerjeve të Përqendruara. Tenderi është Procedurë e Hapur dhe ofertat finalizohen në datën 30 Korrik.

Ministria kërkon marrjen në dorëzim të këtij malli brenda 60 ditëve çka parashikon që 36 auto ambulancat të vihen në shërbim brenda vjeshtës 2020.

Fondi për blerje është nga Buxheti i Shtetit. Autoambulancat do të përdoren nga Qendra Kombëtare e Emergjencës Mjekësore. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat