“Kjo është luftë me kohën jo virusin”/ Infektohet me koronavirus zyrtari i lartë i PD-së - Bota Sot
“Kjo është luftë me kohën jo virusin”/ Infektohet me koronavirus zyrtari i lartë i PD-së

Shqipëria

“Kjo është luftë me kohën jo virusin”/ Infektohet me koronavirus zyrtari i lartë i PD-së

Më: 11 korrik 2020 Në ora: 14:44
Foto ilustrim

Ditën e sotme u konfirmua me koronavirus kryetari i degës së Partisë Demokratike në Rroskovec, Gëzim Çaushi i cili kishte 10 ditë më temperaturë e kollë.

Para dy ditëve kreu i PD i ishte nënshtruar testit për COVID-19  dhe ditën e sotme ai mori rezultatin pozitiv.Caushi po mjekohet në shtëpi, ndërsa ditën e sotme gjendja e tij është përmirësuar.

Kryetari i PD-së në Roskovec, Gëzim Caushi, ka reaguar pas lajmit se ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

Caushi bën me dije se ka 10 ditë që qëndron në izolim, ndërsa testin e ka bërë para tre ditësh. Ai tregon se e ka marrë sot rezultatin e testit, ku ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Kreu i PD-së në Roskovec theksoi se ka qenë i kujdesshëm gjatë gjithë kohës dhe se gjatë periudhës së karantinës ka qëndruar 60 ditë pa dalë nga shtëpia.

“Miq, bashkëqytetarë dhe dashamirës. Sot mora përgjigjen e testit të bërë të enjten për koronavirus. Testi ishte pozitiv. Prej 10 ditësh jam vetëizoluar në shtëpi pasi dyshoja se isha infektuar.

Nuk e di si mund të jem infektuar kur kam qenë i kujdesshëm gjatë gjithë kohës. Gjatë valës së parë të pandemisë qëndrova plot 60 ditë pa dalë nga shtëpia duke respektuar karantinën.

Edhe tani kam zbatuar distancimin social dhe masat anti covid. Por virusi gjithsesi më gjeti. Jam mirë tani, por kalova ditë të vështira. Miq, dashamirës, bashkëqytetarë të mij, bëni kujdes maksimal, për vete dhe familjarët tuaj. Kjo është luftë me kohën jo me virusin.

Miqësisht Gezim Caushi”, shkruan Çaushi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat