Bylykbashi: Rama kundër koalicioneve parazgjedhore, ja alibia e kryeministrit me listat e hapura

Shqipëria

Bylykbashi: Rama kundër koalicioneve parazgjedhore, ja alibia e kryeministrit me listat e hapura

Më: 24 korrik 2020 Në ora: 20:48
Oerd Bylykbashi

Përfaqësuesi i Partisë Demokratike në Këshillin Politik tha se pas mbledhjes së të premtes, u pa qartë qëndrimi i socialistëve sa i përket çështjes së koalicioneve parazgjedhore.

“Dashurinë për listat e hapura, Rama e ka alibi për të hequr koalicionet. Është një farsë dhe justifikim në funksion të këtij qëllimi, që të ndryshojë rregullat e garës. Përfaqësuesi i mazhorancës refuzoi edhe pse i dhanë modelet e vendeve si Belgjika, Holanda, Danimarka, Letonia, Italia”, tha Bylykbashi.

Përfaqësuesi i PD në Këshillin Politik, kërkoi reflektim nga maxhoranca.

“Nëse nuk i duket model mazhorancës diçka që ka funksionuar për 17 vitesh, është e qartë që e gjithë kjo është për të vrarë mundësinë e partive politike për t’u bashkuar e për të garuar në liri të plotë. Presim nga mazhoranca të reflektojë. Kjo çështje duhet trajtuar në këshillin politik, me konsensus e transparencë dhe të mos cenojë marrëveshjen e 5 qershorit”.

Më tej ish-deputeti i LSI, Petrit Vasili, tha se PS nuk e ka hallin tek hapja e listave dhe kërkojnë vetëm të ndalojnë koalicionet. “PS sot qartësoi sot në Këshillin Politik, se çështja e listave e të hapura dhe se këtë gjë e kërkon populli nuk ishte asgjë, përveç se donin që të ndalonin koalicionet. Ne jemi dakord që të hapim listat. Për tu dhënë një detaj më shumë, se Gjiknuri na kërkoi ne që të gjenin 28 firma deputetësh për  ta dërguar nismën në Kuvend”, tha Vasili.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat