Përfundojnë mbledhjen me Bashën, ambasadorët dalin “të heshtur” nga PD

Shqipëria

Përfundojnë mbledhjen me Bashën, ambasadorët dalin “të heshtur” nga PD

Më: 28 korrik 2020 Në ora: 12:09
Ambasadorët dalin nga PD

Ka përfunduar takimi i ambasadorëve në selinë Blu, ndërsa këta të fundit nuk janë prononcuar për mediat.

Mësohet se në orën 10:15 nisi takimi mes kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe ambasadores së SHBA-së, Yuri Kim e atij të BE-së Luigi Soreca.

Një mbledhje mes ambasadorëve në zyrën e Bashës vjen në një kohë përplasjesh mes mazhorancës dhe opozitës sa u takon ndryshimeve kushtetuese.

Ditën e djeshme, Kim dhe Soreca u fotografuan përpara Kryeministrisë, ku më pas mbajtën një takim me Ramën rreth 60 minuta.

Takimi i sotëm u kërkua nga opozita e bashkuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat