Shtohet numri i pacientëve në spitalet

Shqipëria

Shtohet numri i pacientëve në spitalet

Më: 2 gusht 2020 Në ora: 16:29
Foto ilustrim

Numri i pacientëve që po trajtohen në të dy spitalet Covid, atë infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” ka arritur në 120 persona. 18 prej tyre janë në terapi intensive dhe 6 të intubuar. Kjo situatë mban të alarmuar mjekët, të cilët shohin me shqetësim infektimin veçanërisht ne  moshat e reja.

Distancimi fizik dhe përdorimi i maskave vijon të mbetet apeli i vazhdueshëm i stafit mjekësor.

Sipas epidemiologeve shkaqet e përhapjes së koronavirusit janë grumbullimet në festa masive, dasma apo ceremoni mortore, aktivitete për të cilat mjekët paralajmërojnë të shmangen gjatë pandemisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat