I moshuari u vë flakëve shkurreve, vdes nga asfiksia - Bota Sot
I moshuari u vë flakëve shkurreve, vdes nga asfiksia

Shqipëria

I moshuari u vë flakëve shkurreve, vdes nga asfiksia

Më: 9 gusht 2020 Në ora: 20:55
Foto ilustrim

Një i moshuar mësohet se ka ndërruar jetë këtë pasdite për shkak të asfiksisë, ndërsa ishte duke i vënë zjarrin disa shkurreve në tokën e tij.

Policia bën me dije ngjarja ka ndodhur në fshatin Bujkë të Bashkisë Mat.

79 vjeçari Haziz Kuka, banues në qytetin e Burrelit, kishte ndezur një zjarr për të pastruar tokën e tij, por flakët u përhapën në shkurre dhe në një banesë.

Në përpjekje për të shuar flakët, burri u asfiksua dhe ndërroi jetë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat