LSI paralajmëron zhvillime të reja: Nuk do të presim vjeshtën

Shqipëria

LSI paralajmëron zhvillime të reja: Nuk do të presim vjeshtën

Më: 22 gusht 2020 Në ora: 16:23
LSI

Edhe Lëvizja Socialsite për Integrim ka nisur seleksionimin e kandidatëve potencial,  të cilët kanë zbritur  në terren. Nënkryetari i kësaj partie  Petrit Vasili zbulon se  LSI do ketë një mënyrë krejt tjetër  përzgjedhjeje.

“Ka pasur nje gje teper te thjeshte ne LSI ne te gjithe traditën e saj, qe  është gjithe kjo pune intensive qe po flasim bashke, kjo pune evidenton menjehere se cilet janë ata që marrin pergjegjesi persiper, të cilët njerezit duan ti degjojne dhe komunikojne me ta dhe natyrshem keta jane dhe pjese e listës. Nuk mund te kemi njerez te cilet nuk janë aktiv, njerëz që kane me te rendesishme diten e pushimit sesa nje dite afer qytetareve . Këtë përzgjedhje  ne LSI e kane bere vete njerezit, opinioni. :

Ndryshe nga  disa parti të  opozitës të cilët janë komod  në listat e  Partisë Demokratike,  Lëvizja Socialiste për Integrim po mendon për listën e saj fituese.

“Ne jemi 100 % te pergatitur te konkurojme sic kemi konkuruar tradicionalisht si LSI qe ne fillimin e saj. Padiskutim ka nje LSI,  e cila eshte e pergatitur te ece perpara me identitetin e vet politik, me formacioni e vet politik me të  potancialin e vet politik,  e cila do perfaqesohet dhe votohet nga elektorati.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat