Pas Metës, LSI del me paralajmërimin e fortë për Ramën

Shqipëria

Pas Metës, LSI del me paralajmërimin e fortë për Ramën

Më: 23 gusht 2020 Në ora: 21:39
Petrit Vasili

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, ka reaguar me një mesazh në Ditën Evropiane në kujtim të viktimave të nazizmit dhe stalinizmit, ku shkruan se “diktatorët kanë të njëjtin fund të tmerrshëm në çdo kohë” siç shkruajti dhe presidenti Meta pak më parë ku postoi një video nga Minsku.

Me një shënim në facebook, Vasili thotë se ato duhet të shërbejnë si kujtesë për “çdo të çmendur të kohëve tona që ka ëndërr diktaturat”.

“Qofte shekulli i 20 apo i 21 ndeshkimi per diktatoret nuk ka ndryshuar dhe nuk ndryshon…!”, thotë Vasili mes të tjerash.

Postimi i plotë i Vasilit:

Diktatoret kane te njejtin fund te tmerrshem ne cdo kohe!!(FOTO).

Sot ne Diten Europiane e Kujtimit te Viktimave te nazizmit e stalinizmit ne menyre te pashmangshme na vijne ne mend edhe diktatoret.

Diktatoret ne cdo kohe kane pasur te njejtin fund te tmerrshem. Ata kane paguar deri ne nje mizorite, dhimbjet e thella dhe hidherimin e madh qe u kane shkaktuar qytetareve.

Qofte shekulli i 20 apo i 21 ndeshkimi per diktatoret nuk ka ndryshuar dhe nuk ndryshon…!

P.S. Keto FOTO jane Kujtese per cdo te cmendur te koheve tona qe ka enderr diktaturat. Kujdes…!!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat