I moshuari me COVID u hodh nga kati i 4, spitali reagon me letër me shkrim dore! Mjekja s’u përgjigjet pyetjeve

Shqipëria

I moshuari me COVID u hodh nga kati i 4, spitali reagon me letër me shkrim dore! Mjekja s’u përgjigjet pyetjeve

Më: 3 shtator 2020 Në ora: 13:56
Mjekja

Mbrëmjen e djeshme, një 65-vjeçar, i shtruar në spitalin “Shefqet Ndroqi” në Tiranë, i dha fund jetës duke u hedhur nga kati i katërt. Ngjarja bëri bujë të madhe dhe ngriti dyshime të forta, pasi ky është rasti i dytë që pacientët ndërrmarin të tillë akt. Lidhur me ngjarjen ka reaguar edhe vetë spitali “Shefqet Ndroqi”.

Një nga mjekët e spitalit ka dalë vetëm pak minuta më parë përpara spitalit, me një letër në dorë, e shkruar me shkrim dore, aspak serioze dhe ka deklaruar se pacienti ishte i prekur me COVID dhe trajtohej edhe me mjekim të plotë.

Ajo që u vu re ishte se mjekja nuk u përgjigj pyetjeve të gazetarëve të cilët i thanë se kjo është hera e dytë që ndodh, duke mos u marrë asnjë masë.

Mjekja tha:

Stafi i spitalit universitar “Shefqet Ndroqi” shpreh dhimbjen për humbjen e jetës së 65-vjeçarit me inicialet H.M, i cili i dha fund jetës mbrëmjen e sotme dhe i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së tij në këto momente të vështira.

65-vjeçari ishte shtruar një ditë më patë në spitalin “Shefqet Ndroqi”, me pneumoni të shkaktuar si pasojë e virusit SARS COV2 dhe po trajtohej me terapinë e plotë të mjekimit.

Duke shprehur edhe një herë dhimbjen për këtë ngjarje të rëndë, stafi i spitalit universitar “Shefqet Ndroqi” siguron qytetarët se po vijojë të jetë në shërbim 24/7 për të garantuar shërbimin shëndetësor për pacientët që trajtohen në spitalin tonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat