“Më demokratike në përzgjdhjen e kandidatëve”- Kryemadhi tregon ku ndryshon LSI nën drejtimin e saj me atë të Ilir Metës

Shqipëria

“Më demokratike në përzgjdhjen e kandidatëve”- Kryemadhi tregon ku ndryshon LSI nën drejtimin e saj me atë të Ilir Metës

Më: 9 shtator 2020 Në ora: 22:00
Monika Kryemadhi

Monika Kryemadhi është e ftuar sonte në Open në Top Channel ku ndodhet përballë gazetarëve dhe analistëve. Kryetarja e LSI-së, tregoi se ku ndryshon LSI-ja nën drejtimin e saj nga LSI-ja nën drejtimin e Ilir Metës.

Ku ndryshon LSI nën kandidimin tuaj me atë të Ilir Metës?- e pyeti Eni Vasili.

‘LSI-ja nën drejtimin tim do të jetë më demokratike në përzgjedhjen e kandidatëve. Nuk po them se jam më e mirë se Ilir Meta, por LSI-ja nën kandidimin tim do përzgjedhë kandidatë për deputetë djem dhe vajza të rinj që ndodhen pranë qytetarëve’- tha Kryemadhi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat