Mrekulluan një Shqipëri të tërë me dashurinë e tyre, i riu bën dedikimin prekës për bashkëshorten

Shqipëria

Mrekulluan një Shqipëri të tërë me dashurinë e tyre, i riu bën dedikimin prekës për bashkëshorten

Më: 10 shtator 2020 Në ora: 13:23
Rustem Biba me bashkëshorten

Një vit më parë lidhja e një çifti nga Kukësi mori vëmendjen e gjithë mediave në vend.

Gjëja e veçnatë qëndronte në atë se i riu Rustem Biba është me aftësi ndryshe dhe është i detyruar të qëndrojë në karrocë me rrota.

Ndërsa bashkëshortja e tij ka vendosur ta pranojë ashtu siç ai është dhe pa kushte.

Një shembull i mrekullueshëm në një lidhje dashurie, pasi asgjë nuk mund t’i pengojë dy njerëz që duhen, sepse mbi të gjitha të rëndësishme janë vlerat që një person mbart.

Për këtë i riu i ka kushtuar një dedikim të veçantë bashkëshortes së tij me rastin e përvjetorit të martesës. Ai shprehet se e shoqja është gjithçka për të dhe se i jep kuptim jetës së tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat