67 të burgosur me Covid-19/ Humbi jetën një 74-vjeçar, 47 të burgosur u shëruan

Shqipëria

67 të burgosur me Covid-19/ Humbi jetën një 74-vjeçar, 47 të burgosur u shëruan

Më: 10 shtator 2020 Në ora: 15:31
Foto ilustrim

Pandemia e Covid-19, preku edhe burgjet. Që në nisje të saj, tre ishin vatrat me të nxehta; burgu 313, ai i Krujës dhe i Drenovës në Korçë.

Në këtë të fundit, të mërkurën u shënua edhe viktima e parë me koronavirus nga radhët e të burgosurve. Drejtori i Përgjithshëm i burgjeve, Agim Ismaili, tha për Top Channel se 75-vjeçari që humbi jetën, ishte rast që po trajtohej.

“Ai nuk ka humbur jetën në burgun e Drenovës, por në strukturat spitalore shtetërore, që po trajtohej për këtë sëmundje. Ka qenë diagnostikuar me sëmundje të tjera bashkëshoqëruese”.

Aktualisht, në total që prej muajit mars, janë konfirmuar pozitiv 67 të burgosur, 47 prej të cilëve tashmë rezultojnë negativë. Megjithatë, drejtori i Burgjeve, Ismaili thotë se rreziku për infektime të tjera është i pranishëm.

“Në dukje, ata janë të karantinuar për shkak se janë të izoluar dhe nuk kanë kontakte me jashtë, por duke marrë në konsideratë prurjet e reja, të burgosur të rin, arrestimet, duke marrë në konsideratë edhe ato takime që janë, seanca gjyqësore, gjithsesi super të minimuzuara, nëse Covid-i i kalon këto dhe futet, stili i jetesës aty është që rreziku shtohet, sepse hapësirat gjithsesi janë të kufizuara”.

Sipas drejtorit të burgjeve, Agim Isamilit, të burgosurit për të cilët ka dyshime apo rezultojnë pozitivë me Covid-19, veçohen nga të tjerët ose çohen në burgun e Lezhës, ku mbahen nën mbikëqyrje. Koronavirusi nuk ka kursyer as stafin e burgjeve. 60 punonjës kanë rezultuar pozitiv që në nisje të pandemisë, ndërsa aktualisht 15 prej tyre janë të negativizuar. Pjesa tjetër është në trajtim dhe në pritje të tamponimit të fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat