Përplasen për Vjosën, kryeministri-presidentit: Mirë do të ishte të kishe mbrojtur edhe Valbonën

Shqipëria

Përplasen për Vjosën, kryeministri-presidentit: Mirë do të ishte të kishe mbrojtur edhe Valbonën

Më: 25 shtator 2020 Në ora: 14:57
Lumi Vjosa

Kryeministri Edi Rama ka replikuar në distancë me presidentin Ilir Meta lidhur me një postim në rrjetin social Facebook të këtij fundit ku kërkon që Vjosa të shpallet park kombëtar, teksa shpreh shqetësimin për shkatërrimin e lumit përmes ndërtimit të hidrocentraleve.

Përmes një postimi në Twittter kreu i qeverisë i kujton kreut të shtetit se qeveria e tij e ka shpallur Park Kombëtar Vjosën e lartme, ndërsa thekson se nga ana e Ministrisë së Mjedisit është refuzuar zyrtarisht të japë leje për projekte HEC-esh në Vjosën e poshtme që do të integrohet me Parkun.

”Vala shkatërruese e qeverisë së vjetër mbi lumenjtë në tërësi është zmbrapsur ka kohë!”, shkruan kryeministri, teksa i kujton presidentit HEC-et e ndërtuara në Vabonë në kohën kur z. Meta ishte zv/kryeministër në qeverinë e kryeministrit Sali Berisha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat