Situata nga Covid/ Ministrja Manastirliu e pranon: Situata është serioze, por po bëhet më e mira!

Shqipëria

Situata nga Covid/ Ministrja Manastirliu e pranon: Situata është serioze, por po bëhet më e mira!

Më: 29 shtator 2020 Në ora: 21:35
Ogerta Manastirliu

Ministrja Ogerta Manastirliu e ftuar në Open duke folur për mënyrën se si vendi ynë po përballon pandeminë, tha se situata është serioze, por që është e përballueshme.

“Sot situata paraqet qëndrueshmëri, numri i infektimeve ditore është në një situatë nomrale, jemi në skenarin e dytë të strategjisë sonë, prandaj është e përballueshme. Lufta është për të gjurmaur dhe izoluar virusin.

Bilancet duhen bërë në fund, them unë, por Shqipëria sot ka numrin më të ulët të infektimeve në rajon. Për shembull, rastet totale për fatalitet për 1 milion banorë ne lëmë prapa vendet e rajonit përjashtuar Serbinë.

Shifrat tregojnë që ne jemi shumë më ulët se vendet e e tjera. Situata është serioze, unë nuk mund të them mirë, por ne po bëjmë më të mirën për ta përballuar me më pak kosto dhe kur them kosto flas për viktimat”, tha ministrja e Shëndetësisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat