Manastirliu: Vaksina e gripit, falas për të moshuarit

Shqipëria

Manastirliu: Vaksina e gripit, falas për të moshuarit

Më: 1 tetor 2020 Në ora: 12:50
Manastirliu: Vaksina e gripit, falas për të moshuarit

“Të moshuarit do të përfitojnë vaksinën e gripit, po ashtu edhe për të gjithë kujdestarët dhe stafet në qendrat e përkujdesit social do të kryhet vaksinimi ndaj gripit falas, për t’u mbrojtur nga viruset stinore, duke ditur që mund të ketë dhe një mbivendosje të viruseve për shkak të COVID19”.

Është kjo deklarata e bërë nga ministrja e Shëndetësisë, Ogrta Manastirliu me rastin e ditës së moshuarve.

Duke folur nga shtëpia e të moshuarve në Tiranë, ministrja tha se është ndjekur strategjia e duhur për mbrojtjen e të moshuarve në qendrat e kujdesit social.

“Keni kaluar një kohë të vështirë, ku edhe ju si punonjëse të kujdesit social keni qëndruar të izoluar, por është një sakrificë e madhe që është bërë për shëndetin e të moshuarve në qendrat e kujdesit, në shtëpitë e foshnjave, të personave me aftësi të kufizuar në të gjithë vendin. Ja kemi dalë falë punës tuaj dhe strategjisë së ndjekur për të mbrojtur shëndetin e të moshuarve”, tha Manastirliu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat