Ralf Gjoni: Erdogan fut hundët në Shqipëri! Valteri i kundërpërgjigjet: Laj gojën kur flet për zonja me shami!

Shqipëria

Ralf Gjoni: Erdogan fut hundët në Shqipëri! Valteri i kundërpërgjigjet: Laj gojën kur flet për zonja me shami!

Më: 7 tetor 2020 Në ora: 17:49
Ralf Gjoni, Halit Valteri

Seancën e sotme në Kuvend ka pasur tensione mes deputetëve të opozitës, Ralf Gjoni dhe Halit Valteri.

Deputeti Ralf Gjoni me anë të një maske në fytyrë ka protestuar në shenjë simbolike për vizitën e komisionerit për Zgjerim Oliver Varhelyi.

Në fjalën e tij Gjoni ka thënë se presidenti Turk Erdogan, po i afrohet vendit tonë për të kapur tendera, ai a përfshirë edhe fenë.

“A kërkon Varheley një shtet autoritar? Zgjedhjet e 25 prillit të mos zhvillohen me këtë Kod Elektoral, me Kodin e Edi Ramës. Të kontestojmë masakrën e fundit elektorale. Njerëzit janë duke ikur. Nuk i ndaj njerëzit sa i përket fesë. Erdogan fut hundën në Republikën e Shqipërisë, që është republikë laike. Jam shkolluar jashtë dhe kam ardhur në Shqipëri. Mund të punoja kudo në Europë e të marrja 10-fish sa marr këtu. Ju nuk mund të më tjetërsoni fjalën, e kam  fjalën për alternativat fetare që ndërhynë në politikë. Mos tjetërsoni fjalën time ju lutem. E kam për alternativat fetare. Nuk kam asnjë lek të pisët, më dhemb kur shoh ku po shkon ky vend”, tha Gjoni.

Deklarata e Ralf Gjonit nuk është pritur mirë nga deputeti Halit Valteri i cili ka marrë fjalën duke iu kudërpërgjigjur dhe duke thënë se feja nuk duhet të ngatërrohet në politikë dhe në Kuvend. Ndërkaq Valteri tha se do të ishte i nderuar nëse do të kishte miqësi me Erdogan.

“Ralf lëre fenë jashtë parlamentit dhe kur të flasësh për zonja të nderuara me  shami laj gojën sepse janë shumë herë me të lartësuara se sa ata që mbron ti. Do isha shumë i nderuar të kisha miqësi me Erdoganin, po ca të bëj se s’më lidh asgjë me të. E nderuar zonja e seancës njerëz islamofobë mundohuni ti largoni nga kjo seancë. Ralf jam më shqiptar se ti, por të lutem mos fol këtu”, iu përgjigj Valteri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat