Kishin kërkuar azil në Francë, riatdhesohen 25 shqiptarë

Shqipëria

Kishin kërkuar azil në Francë, riatdhesohen 25 shqiptarë

Më: 20 tetor 2020 Në ora: 17:01
Ilustrim

25 shtetas shqiptarë që kishin kërkuar azil në Francë, janë riatdhesuar gjatë ditës së sotme nga Lille.

Ky operacion është zhvilluar në bazë të një marrëveshjeje me autoritetet përkatëse të BE-së, me të cilët janë bashkërenduar veprimet. Çdo grup të riatdhesuarish shoqërohet me një eskortë të Policisë shqiptare.

Operacione të tilla riatdhesimi do të vijojnë edhe gjatë muajve në vijim.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë shtetasit shqiptarë që udhëtojnë për në vendet e BE-së, të respektojnë rregullat e lëvizjes në hapësirën Schengen dhe të mos kërkojnë azil, pasi shanset për ta fituar janë zero.

Policia Kufitare ka shtuar kontrollet në pikat e kalimit kufitar, për dokumentacionin dhe plotësimin e kushteve për të udhëtuar në vendet e BE-së, si dhe ka forcuar kontrollet në kufirin e gjelbër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat