Erion Veliaj: Dallimi mes Ramës dhe Bashës pamasë, për PS politika është mjeti për të bërë rrugë, shkolla, shtëpi

Shqipëria

Erion Veliaj: Dallimi mes Ramës dhe Bashës pamasë, për PS politika është mjeti për të bërë rrugë, shkolla, shtëpi

Më: 20 tetor 2020 Në ora: 22:49
Erion Veliaj dhe Lulzim Basha

Kreu i Bashkisë se Tiranes, Erion Veliaj shpreh bindjen se PS më 25 prill do të fitojë një tjetër mandat në krye të punëve të qytetit. Duke folur për RTSH, Veliaj theksoi se dallimi mes Ramës dhe Bashës është mëse i qartë. “Unë besoj që qytetarët e meritojnë të dinë kush po aplikon për punë në datën 25 Prill. Nuk besoj që ka një njeri më adapt për të folur për dy kandidatët se sa ai që momentalisht ka një punë që e kanë pasur të dy kandidatët. Pra, edhe Edi Rama edhe Lul Basha kanë qenë kryetar të bashkisë së Tiranës.

Duke qenë se unë jam i treti pas tyre, besoj që më shumë se kushdo mund të flas se çfarë kërkon kjo punë, se kush ka punuar në këtë zyrë dhe çfarë testamenti ose paje unë kam gjetur në këtë zyre dhe gjithashtu të jap një opinion. Tiranës i ngeci Sahati 4 vjet, në Tiranë nuk u ngul një gozhdë ose një projekt që të mbahet mend, që trami elektrik nuk u realizua kurrë. Ne kemi një kryetar bashkie që 2 vitet e fundit nuk erdhi në punë dhe ishte Eno me 2 “n” kryetari tjetër që menaxhonte bashkinë”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku Veliaj u shpreh se nga auditi i bërë në Bashkinë e Tiranës rezultoi se ish-kryetari i bashkisë Lulzim Basha i kishte dhënë leje vetes për ndërtim kati. “Ne kemi bërë një audit të ndërtimeve pa leje dhe zbuluam që vetë kryetari i bashkisë ndërtonte pa leje. Kjo sikur nuk ka lezet, pra i jep leje vetes tënde që është konflikt i hapur interesi dhe që ne e kemi çuar në prokurori. I jep jo vetëm leje vetes tënde dhe e firmos po ti vetë që nuk lejohet me ligjet e këtij vendi, po bën edhe shtesa pa leje. Pastaj hap dhe panik se pallati është prishur nga tërmeti, që është e pavërtete. Kështu që, për të gjitha këto arsye, njerëzit duhet ta dinë se cilat janë ofertat në 25 Prill. Dhe unë e përsëris, krahasuar edhe me punën në bashki, Edi Rama me Lul Bashën janë dita me natën”, nënvizoi Veliaj.

Ai tha se për familjen socialiste ku ai aderon, politika është mjeti për të realizuar punët në shërbim të qytetarëve. “Siç jam shumë krenar për këtë qytet edhe për sa kemi bërë për Tiranën këto vite. Aq edhe ndjehem mirë që jam socialist dhe jam pjesë e një familje politike, ku politika nuk është qëllim në vetvete ose fitorja e bashkisë ose qeverisë nuk është qëllim në vetvete. Është mjeti me të cilët ne realizojmë këto qëllime, pra është mjeti me të cilën bëjmë rrugën, bëjmë shkollën, rindërtojmë shtëpitë. Dhe për sa kohë që politika shihet si mjet dhe jo si qëllim në vetvete është diçka që unë e bëjë me shumë kënaqësi”, tha Veliaj.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat