Votoi kundër gjykimit të shkurtuar për Dritan Dajtin, KPA rikthen në detyrë Kryetarin e Gjykatës së Apelit në Shkodër

Shqipëria

Votoi kundër gjykimit të shkurtuar për Dritan Dajtin, KPA rikthen në detyrë Kryetarin e Gjykatës së Apelit në Shkodër

Më: 23 tetor 2020 Në ora: 16:50
Fuat Vjerdhësa

Komisioni i Posaçëm i Apelimit ka vendosur rikthimin në detyrë të Fuat Vjerdhës, si kryetar i Gjykatës së Apelit në Shkodër. Lajmin e ka konfirmuar edhe vetë ai përmes një postimi në facebook, ku shkruan: “Të dashur miq! Me ndihmën tuaj Kolegji i Posaçëm i Apelimit më riktheu në detyrë”.

Pas përjashtimit të tij nga Vettingu, Vjerdha e apeloi vendimin dhe KPA pas disa muajsh vendosi rikthimin e tij në detyrë duke u bërë i pari që rikthehet në sistemin e drejtësisë, nga të gjithë të përjashtuarit.

Ardjan Hajdari ishte kryesues i trupës së KPA, Ina Rama relatore dhe anëtare Natasha Mulaj, Rezarta Shulc, si dhe kreu i KPA, Albana Shtylla.

Vendimi është marrë në dhomën e këshillimit të mbyllur nga KPA. Fuat Vjerdha është një prej anëtarëve që votoi kundër vendimit për gjykim të shkurtuar ndaj Dritan Dajtit, por pavarësisht kësaj nuk e kaloi Vettingun.

Tashmë ai do të rikthehet në punë ditën e hënë të javës së ardhshme. Përpara këtij vendimi një grup qytetarësh nga Shkodra firmosën një peticion për rikthimin në detyrë të Fuat Vjerdhës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat