Dita e 10-të e grevës, Naftëtaret: Pagat janë të panegociueshme, vetëm të vdekura do të dalim nga greva

Shqipëria

Dita e 10-të e grevës, Naftëtaret: Pagat janë të panegociueshme, vetëm të vdekura do të dalim nga greva

Më: 24 tetor 2020 Në ora: 10:39
Pamje nga vendi i ngjarjes

Dita e 10-të e grevës, Naftëtaret: Pagat janë të panegociueshme, vetëm të vdekura do të dalim nga greva

Në ditën e 10 të grevës naftëtaret e Ballshit, gjendja e tyre shëndetësore është duke u përkeqësuar dita ditës.

Naftëtaret janë shprehur njëzëri se ndihen keq dhe se stresi dhe heshtja e kryeministrit Edi Rama po i vret. Gratë naftëtare kanë bërë edhe paralajmërimin se do të fusin edhe fëmijët nëse nuk marrim zgjidhje.

“Mos na detyroni që të sjellim edhe fëmijët këtu. Pagat janë të panegociueshme. Do të vazhdojmë grevën e urisë. Që këtu dalim vetëm të vdekura.”, thanë grevistet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat