Prishen kioskat në Ksamil, të ndërtuar nga persona të paidentifikuar

Shqipëria

Prishen kioskat në Ksamil, të ndërtuar nga persona të paidentifikuar

Më: 25 tetor 2020 Në ora: 16:11
Foto ilustrim

Disa ndërtime në formë kioskash u prishën sot në qytezën e Ksamilit nga Inspektoriati Vendor  i Mbrojtjes se territorit policia e rendit dhe policia bashkiake pas denoncimit të medias dhe opozitës.

5 ndërtime të tilla u rrafshuan pasi u publikuan në media dhe nga opozita një ditë më parë. Ato janë ndërtuar kohët e fundit nga persona të paidentifikuar . Pas publikimit te pamjeve te tyre pati një reagim nga bashkia Sarandë për prishjen e tyre.

Ndërkohë Partia Demokratike në Sarandë akuzon pushtetin vendor dhe eksponent të Partisë Socialiste si të përfshirë në ketë zhvillim .

Sipas kësaj force politike në rast se nuk do ishin publikuar pamjet, grabitja e pronave do të vazhdonte në Ksamil siç ka vazhduar në këto 7 vite.

Ndërtimet e fundit në qytezën e Ksamilit ishin në formë kioskash, ndërkohë që burime jo-zyrtare bëjnë më dije se nëpërmjet tyre do të synohej legalizimi i tokës  në periudhën e fushatës elektorale , një taktike e njohur kjo nga personat ë ndërtojnë në zona të tilla potenciale për zhvillimin e turizmit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat