“Rikthehet” Gjykata e Lartë, nis shqyrtimi i çështjeve sipas kalendarit

Shqipëria

“Rikthehet” Gjykata e Lartë, nis shqyrtimi i çështjeve sipas kalendarit

Më: 4 nëntor 2020 Në ora: 15:05
Gjykata e Lartë

Gjykata e Lartë ka njoftuar se ka nisur shqyrtimin e çështjeve gjyqësore në seanca publike, sipas kalendarit të planifikuar dhe shpalljeve në faqen zyrtare të kësaj gjykate.

“Dëshirojmë të sjellim në vëmendjen e palëve në proces dhe avokatëve, të cilët kanë paraqitur rekurse pranë kësaj gjykate, të konsultohen rregullisht me shpalljet zyrtare që bën Gjykata e Lartë në faqen e saj, ëëë.gjykataelarte.gov.al, “Lista e Çështjeve të Shpallura për Gjykim” si edhe në ambjentet e jashtme të gjykatës (stendat publike)”, lexohet në njoftimin për shtyp të Gjykatës së Lartë.

Çështjet në fjalë janë çështje të caktuara që mund të shqyrtohen nga kolegje 3-anëtarëshe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat