Gjici padit ish-kreun demokrat të bashkisë: 600 mijë $ naftë për mitingje!

Shqipëria

Gjici padit ish-kreun demokrat të bashkisë: 600 mijë $ naftë për mitingje!

Më: 19 nëntor 2020 Në ora: 11:56
Bashkim Shehu dhe Safet Gjici

Bashkia Kukës kallëzon në SPAK ish-kryetarin e Bashkisë së këtij qyteti, Bashkim Shehu. Në kallëzimin penal të paraqitur nga kreu aktual i saj, Safet Gjici, janë konstatuar shkelje në mosrespektimin e ligjit në fushën e prokurimit publik dhe të fushës së menaxhimit financiar publik, të kryera ne periudhën 2017-2018, të konstatuar nga Drejtoria e Inspektimit Financiar, pranë Ministrisë se Financave ne muajin prill 2020.

Sipas Gjicit, paraardhësi i tij demokrat, ka shpërdorut fondet publike për nevoja elektorale dhe personale.

Në njoftim mes të tjerash, thuhet se ish-kryetari i bashkisë dhe Drejtori i Financës kanë shpërdoruar  (pa dokumentacion justifikues ose në disa raste justifikuar me dokumentacion fiktiv), rreth 600,000 USD për blerje nafte.

“Nga ana e bashkisë Kukës, gjatë vitit 2017-2018 dhe konkretisht nga ish-Kryetari i Bashkisë dhe Drejtori i Financës, të cilët me dashje dhe me qëllim, kanë shpërdoruar (pa dokumentacion justifikues ose ne disa raste justifikuar me dokumentacion fiktiv), rreth 600,000 USD për blerje nafte. Ka dyshime të arsyeshme se ky karburant është përdorur kryesisht nga ish Kryetari i Bashkisë z. Shehu, në shkelje të plotë të ligjit, pasi përdorimi i tij është bërë me qëllim furnizimin e mjeteve të transportit në interes dhe në mbështetje të fushatës elektorale të Partisë Demokratike. Drejtoria e Financës, në dijeni, me kërkesë, për interes dhe në mbështetje të plotë nga ish Kryetari z. Shehu, ka shpërdoruar fondet publike dhe konkretisht naftë për nevoja personale, elektorale të subjektit politik (si p.sh. Transportimi i militanteve me autobus për në drejtim të Tiranës, ku edhe zhvilloheshin mitingjet politike, transporti për llogari të zgjedhjeve etj) dhe jo për nevojat e institucionit”, thuhet në padinë e paraqitur nga Safet Gjici.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat