Rritja e rasteve rrit rriskun e kolapsit të sistemit shëndetësor, skenari për mbyllje totale

Shqipëria

Rritja e rasteve rrit rriskun e kolapsit të sistemit shëndetësor, skenari për mbyllje totale

Më: 20 nëntor 2020 Në ora: 07:28
Ilustrim

Ministria e Shëndetësisë ka përpiluar një strategji deri në muajin qershor për menaxhimin e situatës së kovidit.Pjesë e kësaj është dhe hapja e tre spitaleve, futja në lojë e spitalit covid katër. Përgatitja dhe hapja e spitaleve rajonale nëse numrat rriten.

“Por, çdo gjë ka një kufi dhe në momentet që ndizet drita e kuqe që rriskon të kolapsojë sistemin shëndetësor jemi të detyruar të zbatojmë çdo skenar deri në "lock down total” nënvizon mjeku, rektori i Universitetit të mjekësisë Arben Gjata në një intervistë për Ora News.

Cfarë parashikon ky lockdoun i dytë?
Arben Gjata
: Shmangim daljen e grupmoshave të caktuara më të rriskuarit. Duke bërë mbyllje parciale të zonave të ndryshme të Shqipërisë. Duke ulur orarin e lëvizjes, deri në lokdoën të plotë sic ishte marsi. Gjithçka varet  nga numrat dhe përhapja e epidemisë.  Komiteti përkatës i cili rekomandon vendimet që do të marrë qeveria ka disa numra alerte të cilat nëse i afrohesh detyrohesh të marrësh masa epidemiologjike më të rreptë.

A planifikohet një mbyllje e shkollave e kopshteve?

Arben Gjata: E gjitha varet sipas shifrave dhe ndjekjeve në terren.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat