Peka: Edi Rama ka nevojë për kurë

Shqipëria

Peka: Edi Rama ka nevojë për kurë

Më: 21 nëntor 2020 Në ora: 19:04
Çim Peka

Kryeministri Rama hoqi ndaj vetes çdo përgjegjësi për gjendjen e rëndë me pandeminë, ku tashmë është e qartë pas publikimit të imazheve të forta nga morgu i Tiranës, se qeveria ka manipuluar shifrat e pacientëve që kanë vdekur me Covid. Nga studio e lajmeve të Syri Tv, gazetari Çim Peka, tha ndër të tjera se ky njeri ka nevojë urgjente për kurë, pasi jo vetëm që fsheh viktimat, por edhe vendos nëse prokuroria duhet të hetojë apo jo këtë skandal të përmasave të tilla.  

‘Në fakt deklarata e Ramës ishte poltikë me viktimat, por vetë nuk hodhi poshtë asnjë nga akuzat e ngritura nga kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Rama i dha leje prokurisë të hetojë, por i dha prokurorisë edhe vendimin e përgatitur që nuk janë fshehur viktimat.

E para e punës duhet të theksojmë se këto nuk janë akuza të opozitës, por janë të mjekëve që janë në vijën e parë të lufës.

Janë disa mjekë që për disa ditë me radhë në rrjete sociale po publikojnë shifra që numri i të vdekurve të publikuar nga qeveria nuk është i vërtetë.

Ku thuhet që numri i të vdekurve po shtohet, ku nga Covid 1 dhe 2 nuk shkojnë 8 viktima në morg në ditë por nga 20 -30 të vdekur në ditë.

Të fshehësh numrin e viktimave nuk e ndihmon situatën, pasi njerëzit duhet të dinë ku jemi.

Të gjithë njerëzit duhet ta dinë që të gjithë deklaratat e Komitetit të Ekspertëve kontrollohen nga zyra e shtypit të kryeministrit.

Po ju jap vetëm një fakt.

Për çdo të ftuar nga Komiteti Teknik I Ekspertëve leja jepet nga zyra e shtypit të kryeministrit.

Ne kontaktojmë me ata për të marrë ekspertët e Komitetit Teknik.

Nëse ata janë profesionalë nuk ka nevojë të kontrollohen nga Endri Fuga.

Nuk mund të lejmë pa theksuar që deklaratat e tyre janë poltike dhe jo ekspertësh.

Është e paperceptueshme për qytetarët më të thjeshtë që të vdekurit që shkojnë nga Covid 1 apo 2 te morgu të jenë pa Covid.

Nuk mund të kurohen në spitalet Covid 1 dhe 2 të sëmurë të tjerë.

Në Francë është bastisur shtëpia e ministrit të Shëndetësisë për këtë arsye.

Këtu bëhet një akuzë konkrete për fshehje viktimash dhe prokuria nuk nis asnjë hetim se pret leje nga kryeministri.

Ky njeri ka nevojë për kurë.

Në njërën anë thotë mos mbani maska, mos shpenzoni para, pastaj thotë vendosin ekspertët.

Pastaj ndalon ish-kryetarin e parlamentit.’

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat