Kongresi i Manastirit/ Profesori i Gjuhës Shqipe: U quajt i Alfabetit, por vizioni i tij ishte më i gjerë se kaq

Shqipëria

Kongresi i Manastirit/ Profesori i Gjuhës Shqipe: U quajt i Alfabetit, por vizioni i tij ishte më i gjerë se kaq

Më: 22 nëntor 2020 Në ora: 21:16
Shezai Rrokaj

Në 112-vjetorin e Kongresit të Manastirit, i cili njësoi edhe alfabetin e Gjuhës Shqipe, profesori i Fakultetit Histori-Filologji, në një intervistë për Ora News, bëri një rezyme të kësaj ngjarje të rëndësishme historike për vendin tonë.

Sipas gjuhëtarit, Kongresit i Manastirit ishte përtej Alfabetit pasi i hapi rrugë Kongresit të Elbasanit dhe Pavarësisë së vendit.

Shezai Rrokaj: “Alfabeti latin ishte një ndër alfabetet që përdoreshin në atë kohë, krahas atij grek në njërën anë dhe atij arabo-turk në anën tjetër. Ishin tre mënyrat e të shkruarit të gjuhës shqipe në atë kohë.  Kurse mbledhja, që zgjati nga data 18 deri në datën 22, vuri përballë njëri-tjetrit, për atë që do të quhej alfabeti i gjuhës shqipe, Alfabetin e Stambollit dhe dy alfabete që vinin nga Shoqëria “Bashkimi” dhe shoqëria “Agimi”.

Këto alfabete u diskutuan mes delegatëve, që ishin 32 me të drejtë vote dhe që vinin nga 23 krahina apo qytete dhe një pjesë tjetër delegatësh, 18 mos gaboj, ishin pa të drejtë vote. Por ishin emra shumë të mëdhenj që përfaqësonin të gjithë vendin. Nuk zgjidheshin as me mik dhe as me ndonjë mënyrë tjetër.

Kryetari i Kongresit të Manastirit, që ishte Fishta. Pastaj kemi emra të tjerë të mëdhenj si Mithat Frashëri nënkryetar, Luigj Gurakuqi sekretar, Ndre Mjeda, Shahin Kolonja. Por kishte edhe patriotë si Mihal Grameno.

Ishte një Kongres që u quajt i Alfabetit, por vizioni i tij ishte më i gjerë se kaq. Ky do i paraprinte dy ngjarjeve të shpejta:  Kongresi i Elbasanit që jetësoi gjithë idetë që u hodhën në Kongresin e Manastirit, sidomos arsimimi. Dhe të dyja këto Kongrese i paraprinë Pavarësisë së Shqipërisë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat