Elbasani me koncesion, rrugët e qytetit të Ditës së Verës do t’i jepen privatit me PPP

Shqipëria

Elbasani me koncesion, rrugët e qytetit të Ditës së Verës do t’i jepen privatit me PPP

Më: 2 dhjetor 2020 Në ora: 15:38
Elbasani

Janë të paktën 6 koncesione me partneritet publik privat që qeveria parashikon të japë për vitin e ardhshëm. Por një ndër ta është dhe dhënia me koncesion e qytetit të Elbasanit.

Bëhet fjalë për përmirësimin e infrastrukturës rrugore si dhe rregullimin e zbukurimin e blloqeve të banimit në disa lagje të qytetit Elbasan. Deri më tani koncesioni është dëgjuar për shërbime të ndryshme, apo dhe për rrugë nacionale, por duket se ky është një rast i rrallë. Shuma e parashikuar, sipas relacionit të buxhetit të shtetit të vitit 2021 për këtë PPP shkon në 882,000,000 lekë.

Mësohet se përmes këtij fondi kompanisë ftuese do ti jepen disa rrugë që janë lënë tërësisht në harresë, ç’ka janë pasqyruar dhe në kronika të Ora News.

Në fakt Elbasani prej 5 mandatesh apo 18 vitesh drejtohet nga socialistët, e me sa duket nuk është arritur në rehabilitimin e infrastrukturës, që tashmë do të kalojë në PPP.

Burimet kanë bërë të ditur se projekti do të paraqitet për zbukurimin e Ditës së Verës. E shpallur tashmë festë kombëtare, qeveria duket se ka vendosur të veprojë sërish me projektin partneritet publik privat, edhe pse është një formulë e kritikuar nga ekspertët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat