Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, në kuadër të Ditës së Alfabetit, ka zhvilluar një bashkëbisedim me të rinj nga treva të ndryshme shqiptare, të angazhuar në nismën “Fol Shqip”.
Gjatë takimit, Begaj diskutoi me të rinjtë për ruajtjen dhe promovimin e gjuhës shqipe, si dhe për rëndësinë e bashkëpunimit për çështjet që i bashkojnë shqiptarët.
Përmes një mesazhi të publikuar në rrjetet sociale, presidenti Begaj theksoi rëndësinë e gjuhës shqipe në ruajtjen e identitetit kombëtar.
“Pa gjuhë shqipe nuk ka atdhe, nuk ka Shqipëri, nuk ka shqiptari!”, ka shkruar Begaj.
Ai bëri të ditur se këtë mesazh e ndau me të rinjtë nga treva të ndryshme shqiptare, të cilët janë angazhuar në nismën “Fol Shqip”.
“Pata kënaqësinë t’i takoja sot”, ka theksuar Begaj.