Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e sotme në aksin Fier–Seman, ku ka humbur jetën 80-vjeçari Nasi Peto.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:15, kur një automjet me drejtues një 61-vjeçar, është përplasur me një biçikletë që drejtohej nga i moshuari.
Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i biçikletës ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Ndërkohë, drejtuesi i automjetit pritet të shoqërohet në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.