Greta Thunberg krah protestuesve në Tiranë, Reuters i bën jehonë pjesëmarrjes së aktivistes së njohur në revoltën e shqiptarëve

Shqipëria

Greta Thunberg krah protestuesve në Tiranë, Reuters i bën jehonë pjesëmarrjes së aktivistes së njohur në revoltën e shqiptarëve

Më: 20 nëntor 2026 Në ora: 22:27
Greta Thunberg

Aktivistja suedeze për klimën doli në mbështetje të protestuesve shqiptarë, të cilët prej muajsh kërkojnë dorëheqjen e qeverisë dhe kundërshtojnë korrupsionin, dhunën policore dhe projektet e diskutueshme në bregdet.

Aktivistja e njohur suedeze për klimën, Greta Thunberg, iu bashkua protestuesve në Tiranë, në ditën e 173-të të lëvizjes qytetare të njohur si “Revolucioni i Flamingove”, e cila prej muajsh po kërkon ndryshime politike dhe dorëheqjen e qeverisë së kryeministrit Edi Rama.

Prania e Thunberg në protestë i ka dhënë jehonë ndërkombëtare mobilizimit të qytetarëve shqiptarë. Aktivistja shprehu solidaritet me protestuesit, duke vënë në pah kundërshtimin e tyre ndaj, siç u shpreh, shkatërrimit të natyrës, korrupsionit dhe dhunës së ushtruar ndaj demonstruesve.

Në mesazhin e saj nga Tirana, Thunberg theksoi se qytetarët shqiptarë po ushtrojnë të drejtat dhe liritë e tyre themelore, përfshirë të drejtën për të protestuar, ndërsa shtoi se zhvillimet në Shqipëri po ndiqen nga afër në arenën ndërkombëtare.

Lëvizja protestuese nisi në fund të majit, fillimisht kundër projekteve të zhvillimit turistik në zona të ndjeshme bregdetare, ndërsa më pas kërkesat u zgjeruan duke përfshirë edhe çështje të korrupsionit, transparencës dhe përgjegjësisë politike.

Ndërkohë, protestat e udhëhequra nga studentët, të intensifikuara gjatë muajit tetor, janë shoqëruar edhe me përplasje me policinë, dëme materiale dhe episode dhune. Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e Ramës, ndërsa qeveria ka kundërshtuar thirrjet për largimin e saj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat